11/10/2014 08:15:05
De Biasi: Luajmė gjithmonė pėr fitore
Pritshmėritė pėr kėtė ndeshje janė tė mėdha, madje edhe nga vetė De Biasi, qė si gjithmonė nuk vė bast pėr barazimin, edhe pse e pranon mė pas se edhe njė pikė mund ti kėnaqė kuqezinjtė, nė varėsi tė lojės
HermesNews - Sigurisht qė fitorja me Portugalinė na ka dhėnė njė tjetėr status, bashkė me faktin se kjo do tė jetė ndeshja e parė e kėtyre eliminatoreve qė luajmė nė fushėn tonė dhe pikėrisht nė stadiumin e ri Elbasan Arena. Pėr tė gjitha kėto arsye, trajneri De Biasi, ashtu si edhe kapiteni, janė tė bindur se nė fushė do tė futen pėr 3-pikėshin.
Nuk do tė futemi pėr tė marrė njė pikė, por tre. Nuk duhet tė harrojmė se pėrballė kemi Danimarkėn, njė skuadėr e mirė teknikisht dhe mbi tė gjitha fizikisht. E rėndėsishme ėshtė tė jemi tė kujdesshėm, mbase nė fund mund tė jemi tė kėnaqur edhe me njė pikė pasi duhet parė si do tė shkojė loja, tha trajneri italian i kombėtares sonė.
I njohim shumė mirė cilėsitė e Danimarkės. Kemi mposhtur skuadra mė tė forta se Danimarka, por edhe jemi mposhtur nga skuadra mė tė dobėta se Danimarka. E dimė rėndėsinė e ndeshjes dhe do tė bėjmė maksimumin tonė, tha kapiteni Cana.
Ndeshja mes Shqipėrisė dhe Danimarkės do tė luhet nesėr nė orėn 20:45 nė Elbasan Arena, me njė atmosferė tė ndezur. Kėtė e tregon edhe fakti i shitjes i tė tė gjitha biletave pėr kėtė takim.
Arbėr Meēenovi